
Pyetje: Ndodh që në disa netë ngrihem prej gjumit në orën 2 dhe i lutem Allahut për atë që ndjej/kam nevojë. e kjo, mos pasur abdes dhe duke mos falur namaz nafile (nate). A është ky veprim i lejuar apo patjetër duhet te kem abdes dhe të fal namaz?
Imam Ibën Bazi (allahu e mëshiroftë!): Nuk ka problem të bësh dua duke qene pa abdes. Madje edhe nëse je xhunub, sepse nuk është prej kushteve të saj pastërtia. E kjo është prej mëshirës së Allahut. Ngase njeriu ka nevojë për të bërë dua në çdo kohë. Por nëse kjo bëhet duke qenë me abdes dhe fal namaz, kjo, është më afër që të pranohet duaja, e në veçanti në sexhde. Bazuar në fjalën e Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Njeriu ndodhet më afër Zotit të tij duke qenë në sexhe. Prandaj i shtoni duatë (në sexhde).” E ka nxjerr imam Muslimi në “sahihun” e tij.
Allahu është dhuruesi i suksesit!
No comments:
Post a Comment