Saturday, December 28, 2013

Falja e dy rekateve perpara mardhenieve me gruan?

Pyetje:Cili eshte vendimi mbi faljen e dy rekateve perpara te paturit mardhenie seksuale ne naten e dasmes?
Shejkh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin:Disa prej Sahabeve, Allahu qofte i kenaqur me ta, i falnin dy rekate perpara se te kishin mardhenie seksuale me grate e tyre ne naten e pare.
Por une nuk di nga Suneti autentik nga i Derguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ne lidhje me kete.
Suneti eshte te prekesh gruan ne balle dhe ti kerkoni Allahut per miresine e saj dhe miresine qe ajo i sjell atij, dhe te kerkoni mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe e keqja e asaj qe eshte paracaktuar per ate (burrin).
Dhe ne qofte se ai ka frike ne kete rast se gruaja do te shkoje larg prej tij, ai duhet te preke ballin e saj, sikur ai deshiron ta terheqe ate prane tij dhe ta puth ate, pastaj t’i lutet Allahut me lutje ne fshehtesi, ne menyre qe ajo nuk e degjon ate, sepse disa gra mund te imagjinojne dicka (te keqe) nese ajo degjon burrin e saj duke thene:
“Kerkoj mbrojtjen Tende nga e keqja e saj dhe nga e keqja e asaj qe eshte percaktuar per te”,
dhe thote:”A ka te keqe ne mua?”

No comments:

Post a Comment