Imam Tirmidhi në Sunenin e tij, el-Hakimi dhe Ibni Huzejme në Sahihun e tij, nga Abdullah ibn Burejde, ndërsa ky nga babai i tij, [radijall-llahu anhu], shënojnë të ketë thënë:
Një mëngjes Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] i tha Bilallit:
“O Bilall, me çka më ke tejkaluar në Xhennet?
Dje kam hyrë në Xhennet dhe para vetes i ka dëgjuar hapat tua”.
Bilalli u përgjigj: “O Pejgamber i All-llahut, kurrë nuk e kam thirrur ezanin e të mos i kem falur dy rekate, dhe kurrë nuk e kam prishur abdestin dhe të mos kem marrur sërish”.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] tha: “Pikërisht me këtë më ke tejkaluar”.
(Sahih- Tergib vet-Tehrib, 194)

No comments:
Post a Comment